Maqedoni
Investitorët turq, Mickoski: Kërkesat janë logjike dhe janë në proces
14.11.2024 16:16
Pas mbajtjes së forumit të biznesit “Dialog mes sektorit të biznesit dhe Qeverisë”...

Pas mbajtjes së forumit të biznesit “Dialog mes sektorit të biznesit dhe Qeverisë”, organizuar nga Oda Ekonomike Maqedoni-Turqi (MATO), kryeministri Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarëve se çfarë kërkesash kanë biznesmenët turq dhe me çfarë problemesh ballafaqohen, theksoi se kërkesat e tyre janë logjike dhe se interesimi I tyre më i madh ka qenë për mundësinë e sjelljes së fuqisë punëtore nga jashtë dhe lejet e punës.
“Kërkesat janë logjike, disa prej kërkesave tashmë janë duke u punuar, tashmë janë në proces. Përgjithësisht lejet e punës për punëtorët e jashtëm, lejet e ndërtimit, të cilat janë prioritetet tona. E kam fjalën për kërkesat logjike, nuk është diçka që është jashtë asaj që është logjike dhe ne si Qeveri po bëjmë të gjitha përpjekjet që të ndodhin të gjitha dhe mendoj se disa nga ato gjëra tashmë janë duke u realizuar. Pjesërisht deri në fund të vitit, kështu që nuk ishte diçka jashtë pritshmërie.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
Mickoski po ashtu paralajmëroi një investim të mundshëm në vlerë prej një miliard euro, që do të ulë ndotjen e ajrit. Sipas tij, mënyra e vetme për të reduktuar ndotjen e ajrit është menjëherë në ato mjedise ku përdoret druri ose një mënyrë tjetër ngrohëse, të zëvendësohen nga një energji tjetër e pranueshme për ta. Një mundësi e mirë sipas tij është edhe ndërtimi i impianteve të gazit të kogjenerimit, të cilat gjatë dimrit do të prodhojnë dhe rrymë dhe në të njëjtën kohë ujë të ngrohtë, i cili do të jetë përmes tubave të ngrohjes dhe e njëjta do të shpërndahet.
FITIM KRYEZIU
