Liga e Kombeve, Milevski: Ne vendosim vetë për vetën

14.11.2024 17:32

Maqedonia sonte në ora 20:45 minuta në Shkup, do të luajë ndeshjen e pestë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Këtë ndeshje mund ta ndiqni në transetim direkt në TVM.

Para dy ndeshjeve të fundit në  Grupin C4 të Ligës së Kombeve të UEFA-së, përfaqësuesja e Maqedonisë është shumë pranë kualifikimit në B-divizionin e këtyre garave që do thotë në edicionin e ardhshëm edhe kundërshtarë më atraktiv. Të përzgjedhurit e trajnerit Milevski, duan që në këto dy ndeshje të fundit ti gëzohen fitoreve dhe në kohë të njëjtë si përfaqësuesja e parë në Grupin C4 t’ju japin fund këtyre garave. 
 
“Secili ka planin dhe mënyrën e tij të përgatitjeve, për secilën ndeshje. Përqendrimi ynë është në atë se si ne duhet të dukemi dhe se si ne do të përgjigjemi. Jemi të gatshëm për atë që na pret në këtë ndeshje dhe kundërshtarin që kemi pasi nuk kanë kaluar as një muaj nga përballja e fundit. Më gëzon fakti se për vetveten vet vendosim në terren vendas. Prioritet e kemi të mbetemi në pozitën e parë në grup.”, tha Bllagoja Milevski, trajner i Maqedonisë.
 
“Unë si në çdo ndeshje dua që rrjeta të mbetet e pastër ashtu si në ndeshjet e kaluara. Në çdo ndeshje orvatem të mos pranoj gol. Më me rëndësi është që të fitojmë dhe të mbetemi në pozitën e parë. Ky ishte qëllimi ynë  dhe mbetet qëllimi ynë edhe për këto dy ndeshje të fundit.”, tha Stole Dimitrievski, futbollist i Maqedonisë.
 
Maqedonia sonte nga ora 20:45 minuta, në Shkup do të përballet me Letoninë dhe kjo do të jetë ndeshja e pestë e këtij edicioni. Statistikat e përtalljeve mes vete, thonë 4 ndeshje 4 fitore të Maqedonisë, me asnjë gol të shënuar nga Letonesë, me dy autogola të shënua nga futbollistët e Maqedonisë. Këtë ndeshje si atë tre ditë më vonë me Ishujt Faroe do të mund ta ndiqni në transmetim direkt në TVM. (Gazetar: Safet Ademi)