Ekonomi

Stavrevski për projektet qeveritare: ribalanci i buxhetit, mbase, pas një muaji

29.04.2015 17:10

Mbushja e arkës shtetërore në harmoni me buxhetin për vitin 2015 nuk realizohet sipas parashikimeve...

Të ardhurat e planifikuara nga TVSh-ja nuk janë në nivelin e planifikimeve, por për të vendosur nëse duhet të bëhet ribalanci i buxhetit, ministri i Financave, Zoran Stavrevski, thotë se do të duhet së paku edhe një muaj. 
 
“Në raport me të ardhurat e planifikuara nga TVSh-ja nuk është në nivelin e planifikimeve dhe është diçka më pak, ndërsa të ardhurat e tatimit në fitim dhe tatimit personal janë diçka më të larta se  planifikimet”- deklaroi ministri i Financave, Zoran Stavrevski.
 
Pavarësisht kësaj, Stavrevski thotë se do të ketë para për të realizuar të gjitha projektet që nuk ishin të parashikuara në buxhet për këtë vit, siç është ndihma më e lartë sociale, tabletët për nxënës, 100% dëmshpërblim për bujqit, rritja e pagave në MPB, pako lehtësimesh për kompanitë dhe projekte të ngjashme. 
 
“Të gjitha masat e paralajmëruara, para se të paralajmërohen janë bërë analiza të mira për atë sa mjete janë të nevojshme dhe prej ku do të sigurohen. Një pjesë e mjeteve varësisht nga shuma, ku bëhet fjalë për shumë më të vogël, do të sigurohen me kursime të brendshme në kuadër të institucioneve, ndërsa për një pjesë të mjeteve do të sigurohen teprica të të ardhurave”- tha ministri i Financave, Zoran Stavrevski.
 
Mirëpo një pjesë e ekonomistëve vlerësojnë se ribalanci është i patjetërsueshëm dhe se qeveria, për të realizuar projektet populiste, do të shkurtojë para nga projektet kapitale.
 
Ekonominë vendore po e rëndon edhe kriza politike. 
 
Stavrevski, konfirmoi ankesat e afaristëve për dëmet që po pësojnë shkaku i krizës dhe pasigurisë. 
 
SHPËTIM NUREDINI