Roshi tërhiqet nga Kombëtarja
14.11.2024 17:36
Pasi Bekim Balaj njoftoi dje tërheqjen nga Kombëtarja, këtë të enjte të njëjtën gjë ka bërë edhe Odise Roshi...

Pasi Bekim Balaj njoftoi dje tërheqjen nga Kombëtarja, këtë të enjte të njëjtën gjë ka bërë edhe Odise Roshi, ish-anësori i sulmit kuqezi që ka luajtur 71 ndeshje me kuqezinjtë dhe është autori i pesë golave e shumë asisteve. Odise Roshi ishte pjesë e ekipit që u kualifikua dhe luajti për herë të parë në një Europian, atë 2016 në Francë.
