“E treta e vërteta”, Ranieri trajner i ri i vjetër i Romës
14.11.2024 17:38
Klaudio Ranieri është zyrtarisht trajner i Romës. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale....

Klaudio Ranieri është zyrtarisht trajner i Romës. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Rikujtojmë që kjo është hera e tij e tretë në pankinën e verdhekuqve pas asaj dyvjeçare 2009-2011, e cila përfundoi me dorëheqjen e tij në mesin e sezonit të dytë dhe pas vitit 2019, kur mori drejtimin për të mbyllur sezonin e Romës pas shkarkimit të Di Françeskos. Ranieri ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe pritet që sot të drejtojë seancën e parë stërvitore.
