Basketboll, mbrëmje historike në NBA

14.11.2024 17:46

Tre basketbollist në një mbrëmje të njëjtë ia dolën të shënojnë më shumë se 45 pikë....

Në historinë e NBA-së, deri më tani ka pasur raste ku tre basketbollist në një mbrëmje kanë shënuar më shumë se 45 pikë. Herën e fundit kur kjo kishte ndodhur ishte në marsin e vitit 2022, kur Tanus shënoi 60, ndërsa Tre Jang 46 e Keri 47 pikë. 
 
Mbrëmjen e kaluar arritje kulminante individuale në fitoret e skuadrave të tyre kishin Lebron James, Giannis Antetokounmpo dhe Victor Wembanyama. James, i cili pas një muaj e gjysmë  do jetë 40 vjeçar, ishte dirigjent i Los Angeles Lakerse në fitoren me 128-123 ndaj Memphis Grizzlies. James me 35 pikë, 14 asistime dhe 12 kërcime e shënoi "triple-double" e tretë në këtë sezonë.
 
Antetokounmpo në fitoren vendase të Milwaukee Bucks me 127-120 ndaj Detroit Pistons edhe atë pas vazhdimeve kishte 59 pikë e 14 kërcime, ndërsa Wembanyama në fitoren vendase të  San Antonio Spurs me 139-130 ndaj Washington Wizards, me 50 pikë shënoi rekordin e karrierës së tij. Kështu Wembanyama, u bë vetëm basketbollisti i pestë në historinë e NBA-së, që në moshën nën 20 vjeçare ka shënuar 50 pikë.
 
Ndërsa kur është në pyetje Karl-Anthony Towns, pas Carmelo Entony në vitin 2014, është basketbollisti i parë i New York, që në një ndeshje ka shënuar spaku 45 pikë dhe 10 kërcime në një ndeshje. Megjithatë ai në disfatën  e mbrëmshme të New York me  123-124 nga Chicago. Nuk ia doli të shënojë rekord, pasi arritja rekorde është 52 pikë. (Gazetar: Safet Ademi)
 
Rezultatet e ndeshjeve të NBA-së:
  • Houston - LA Clippers 111-103
  • Orlando - Indiana 94-90
  • Brooklyn - Boston 114-139
  • New York - Chicago 123-124
  • Philadelphia - Cleveland 106-114
  • Oklahoma City - New Orleans 106-88
  • Milwaukee - Detroit 127-120 
  • San Antonio - Washington 139-130
  • LA Lakers - Memphis 128-123
  • Portland - Minnesota 106-98
  • Sacramento - Phoenix 127-104