Formula 1 mbetet në Monako deri 2031
14.11.2024 17:48
Formula 1 do të vazhdojë zhvillimin e garave të saja të mëdha për Çmimin e madh në Monako deri në vitin 2031, u bë e ditur gjat ditës së sotme...

Formula 1 do të vazhdojë zhvillimin e garave të saja të mëdha për Çmimin e madh në Monako deri në vitin 2031, u bë e ditur gjat ditës së sotme. Pista e Monakos, është më e shkurtra në kalendar dhe e vetmja distanca e garës së cilës nuk i kalon 305 km për shkak të shpejtësive mesatare të ulëta. Kështu parakalimi është pothuajse i pamundur për shkak të konfigurimit të pistës dhe makinave gjithnjë e më të mëdha dhe më të shpejta.
Sipas kontratës së nënshkruar për gjashtë vjet me Monaco Automobile Club (ACM), gara ikonike në rrugët e Monte Carlo do të jetë në kalendarin e Formula 1 deri në vitin 2031. Kjo është gara më e vjetër pasi edicioni parë është mbajtur në vitin 1955, ndërsa sivjet u zhvillua edicioni i 70-të.
