Maqedoni

Parashikimi i motit

15.11.2024 11:05

Edhe për sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme...

Edhe për sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
 
Moti parashikohet të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët jugperëndimore me reshje shiu, kurse në male e në disa vende më të larta me borë. Do të fryjë erë mesatare veriore përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 6 deri në 11°C.
 
Në Shkup me vranësira kryesisht me erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9°C.