Maqedoni
Dhënia e paligjshme e lejeve për armë, Toshkovski: 15 punonjës shkarkohen nga puna
15.11.2024 11:49
Shkarkohen 15 zyrtarë të lartë të policisë që kanë lëshuar në mënyrë të paligjshme leje për armëmbajtje....

Shkarkohen 15 zyrtarë të lartë të policisë që kanë lëshuar në mënyrë të paligjshme leje për armëmbajtje. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se ka pranuar peticionet nga qytetarët, ku është konstatuar se në mbi 5.000 raste parashtruesit nuk i kanë plotësuar kushtet për leje për armëmbajtje. Përmes udhëzimeve të marra nga prokurori publik u paralajmëruan edhe kallëzime penale.
“Një numër i konsiderueshëm i lëndëve të parashtruara, të cilat janë dorëzuar, do të jenë pjesë e materialit dëshmues. Është dashur patjetër të zgjedhim këtë kaos të krijuar nga pushteti paraprak, në këtë mënyrë, nevojitet patjetër të vendosin një ndërprerje. E di se ndoshta është e padrejtë për qytetarët sërish të parashtrojnë kërkesa, por tani e tutje askush nuk do të mundet t’i zhvasë.”, - deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Andonovski: Për lejet do të aplikohet onlajn
Për zgjidhjen e problemit që akumulohet me vite, është krijuar një mjet digjital, i cili do të mundësojë qasje joselektive dhe sistematike në lejet për posedim të armëve, tha ministri Andonovski.
“Ministria për Transformim Digjital krijoi aplikacionin e portalit përmes të cilit qytetarët do të aplikojnë dhe u bëj thirrje qytetarëve që masivisht të shfrytëzojnë portalin për këtë shërbim. Është konsideruar se ky proces ka qenë më i nënshtruari ndaj korrupsionit dhe atë korrupsion e kanë perceptuar qytetarët. Konsiderojmë se në këtë mënyrë mund ta luftojmë korrupsionin kur bashkërisht i shfrytëzojmë pajisjet digjitale dhe resurset kombëtare.”, - theksoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
Vetëm muajin e fundit kanë ndodhur 5 sulme të armatosura, të gjitha në vende publike. Ministri Toshkovski pa detaje, në interes të hetimeve, por është i vendosur se institucionet do të përgjigjen në mënyrë të duhur kundër krimit.
FLUTURA LATIFI
