Maqedoni

U.d. drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Memedi: Kemi shpifje, dezinformata nga profile të rreme

15.11.2024 11:53

Përmes një profili të rremë në rrjetin social fejsbuk disa individë po shpifin se kinse është rritur numri i vdekjes së fëmijëve...

Përmes një profili të rremë në rrjetin social fejsbuk disa individë po shpifin se kinse është rritur numri i vdekjes së fëmijëve, thekson ushtruesi i detyrës drejtor në Klinikën e Fëmijëve, Rexhep Memedi.
 
Këta individë sipas tij, fshihen sepse në të kundërtën mund të bartin përgjegjësi penale për dezinformata dhe shpifje raciste. Ai konsideron se në pesë vitet e fundit numri i vdekshmërisë te fëmijët është ulur dyfish.