Liga e Kombeve, Maqedonia siguron kualifikim në Liga B

15.11.2024 13:02

Në ndeshjen e parafundit të edicionit të sivjetshëm të Ligës së Kombeve të UEFA-së, përfaqësuesja e Maqedonisë...

Në ndeshjen e parafundit të edicionit të sivjetshëm të Ligës së Kombeve të UEFA-së, përfaqësuesja e Maqedonisë mbrëmjen e kaluar në Shkup me 1:0 e mundi Letoninë. Kjo ndeshje u vendos në minutën e 57 të ndeshjes, ndërsa autor i golit të vetëm ishte Serafimov. Në kohë të njëjtë të përzgjedhurit e trajnerit Milevski, i ruajtën gjasat për kualifikim eventual në balotazhin për botërorin e ardhshëm të futbollit.
 
“Tri pikët janë më të rëndësishme. Njërin nga qëllimet e kemi arritur. Tani më Maqedonia është kualifikuar në Ligën B dhe tani na mbetet caku i ri të provojmë  dhe në ndeshjen e fundit me Ishujt Faroe të luajmë ashtu siç duhet dhe të marrim tri pikët. Pas kësaj të shpresojmë në balotazhin e dytë me radhë për në botëror.”, tha Bllagoja Milevski, trajner i Maqedonisë.
 
“Nëse shikojmë, tri pikë janë tri pikë dhe me të vërtetë dhamë maksimumin e dinim se do jetë ndeshje e vështirë. Këto janë ndeshje të vështira për ti luajtur. A mundeshim të fitonim me golaverazh më të madh sigurisht se mundeshe, duheshe ti shfrytëzonim disa raste. Shpresoj se të dielën do të jemi më konkret dhe do të shënojmë fitore.”, tha Bojan Miovski, futbollist i Maqedonisë.
 
Me këtë fitore Maqedonia e vërtetoi vendin e parë në Grupin C4, që do të thotë ngjitje në Ligën B, të edicionit të ardhshëm të këtyre garave evropiane.  Befasinë më të madhe në Grupin C4, mbrëmë e bënë Ishujt Faroe, të cilët e mundën Armeninë dhe tani kanë dalë në pozitën e dytë me 6 pikë. Kryesuese e renditjes është Maqedonia, që ka 13 pikë.(Gazetar: Safet Ademi)