Maqedoni

Rasti “Vanja”, vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve

15.11.2024 15:05

Kiraca Trajkovska dhe djali i saj Goce, kumbarë të familjes së vajzës së rrëmbyer dhe të vrarë, Vanja Gjorçevska...

Kiraca Trajkovska dhe djali i saj Goce, kumbarë të familjes së vajzës së rrëmbyer dhe të vrarë, Vanja Gjorçevska, ishin dëshmitarët e radhës që dëshmuan në Gjykatën Penale në Shkup. Sipas dëshmisë së tyre, ato thonë se për zhdukjen e Vanjës kanë mësuar nga Fejsbuku. Ajo menjëherë ka njoftuar djalin e saj, Goce Trajkovskin, i cili është dashur të dëshmojë sot, por për shkak të panikut nuk e ka bërë këtë. Sipas Kiraca Trajkovskës, mbrëmjen e 27 nëntorit, ajo thirri prindërit e Vanjës dhe sugjeroi djalin e saj, Gocen, që të jetë afër familjes për ndihmë. Goce kishte filluar kërkimin nëpër kafene të ndryshme, nëpër shtëpi të rrënuara, nëpër ndërtesa, shikonte kamerat kudo që kishte. Ata morën regjistrime, pastaj i shikonin. Kiraca në atë kohë ishte në Beograd me vajzën e saj.
 
“Goceja të gjitha incizimet nga videot e siguruara i ka dorëzuar tek Ministria e Punëve të Brendshme.”, - theksoi dëshmitarja, Kiraca Trajkovska.
 
Nga ana tjetër, ajo ishte në marrëdhënie biznesi edhe me dhëndrin e Palevskit, por më herët. Kur ishte në paraburgim në Beograd, ata nuk e kontaktuan. Nga ana tjetër, Zoran Gjorçevski, gjyshi i të vrarës Vanja Gjorçevska dhe babai i të akuzuarit Aleksandar Gjorçevski, poashtu ishte dëshmitar i propozuar nga Prokuroria. Duke qenë se ai është babai i një të akuzuari, ai kishte mundësi të mos dëshmonte. Më pas radha i erdhi edhe Ivanka Gjorçevskës, gjyshes së Vanjës dhe nëna e të akuzuarit, Aleksandar Gjorçevski. Për rastin janë të akuzuar 5 persona dhe si i akuzuar i parë është Lupço Palevski, ndërsa rasti i zhdukjes së Vanjës ndodhi më 27 nëntor 2023.
 
FITIM KRYEZIU