Ekonomi
Ekonomi, Mickoski: Këtë dimër kemi dy sfida
15.11.2024 15:42
Për Qeverinë është shumë e rëndësishme që takimi të dielën me bankat të përfundojë me sukses dhe përfundimisht vendi të fillojë të përdorë kredinë...

Për Qeverinë është shumë e rëndësishme që takimi të dielën me bankat të përfundojë me sukses dhe përfundimisht vendi të fillojë të përdorë kredinë, e njohur në opinion si kredia hungareze, tha kryeministri, Hristian Mickoski. Ai tha se këto para janë të nevojshme për nisjen e një cikli të investimeve.
“Ne presim që këtu të akcelerohet një valë prej të paktën 300 milionë eurosh, që është diku rreth 1.6, 1.7% e PBB-së, plus që kemi një valë investimesh në komuna, të cilat financohen nga pushteti qendror, do t'ju kujtoj gjashtë miliardë denarë në këtë cikël, 15 miliardë denarë tashmë vitin e ardhshëm, gjashtë miliardë projekte përmes Ministrisë së Ambientit. Për projektet të cilat janë lënë pas dore nga Qeveria e kaluar, tani janë duke u realizuar në ndërtimin e gypave të ujit, kanalizimeve, sistemeve të trajtimit të ujërave të zeza etj., dhe këtu pres një valë të madhe prej përafërsisht 27.28 deri në 30 miliardë denarë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Kryeministri Mickoski vuri në dukje se këtë dimër ndjen se do të kemi dy sfida, e para do të jetë stabiliteti energjetik dhe e dyta do të jetë kriza e ndjerë nga Gjermania, veçanërisht në industrinë e automobilave. Ai theksoi se për këto sfida tashmë po kërkohen zgjidhje se si të kapërcehen ato.
“Për të parën që patë dje, muaj më parë, e planifikuam me shumë kujdes dhe mendoj se aty situata është stabile, me nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet ESM-së, ish-ELEM-it dhe gjigantit nga Azerbajxhani Sokar dhe ne do të kemi një furnizim të qëndrueshëm dhe të lirë me gaz natyror. Sa i përket uljes së mundshme të aktivitetit ekonomik në industrinë automobilistike, mund ta mundim me investime. Prandaj, kјо valë të cilin e them 300 milionë plus 500 milionë euro, që bëjnë rreth 800 milionë euro, marrë parasysh se rreth 16 miliardë euro është PBB-ja jonë. Flasim për numër prej 4-5% dhe mendojmë se në këtë mënyrë nuk do të ndjehet ajo krizë dhe nuk do të ndikojë negativisht në PBB-në.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Mickoski tha se këto janë problemet kryesore të ekonomisë, krahas qindra tjerave, të cilat sipas tij, Qeveria i zgjidh në baza ditore.
ERSAN PAJAZITI
