Ministri Jashari u takua me delegacionin e Komisionit Monitorues të KV të KE-së
Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, në takimin e sotëm me delegacionin e Komisionit Monitorues të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës bisedoi për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë....

Në përbërje të delegacionit ishin raportuesi i dialogut post-monitorues me Republikën e Maqedonisë, Robert Vallter, dhe sekretarja e Komitetit Monitorues, Sillvija Allhollder.
Anëtarët e delegacionit kanë shprehur interes të veçantë ndaj rregullores juridike në Republikën e Maqedonisë, me theks për funksionimin e pushtetit gjyqësor dhe Prokurorisë Publike.
Ministri Jashari i informoi të pranishmit edhe për bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë me gjyqësorin dhe Prokurorinë Publike.
Anëtarët e delegacionit kanë paraqitur shpresën se urat mes bashkësive të ndryshme etnike janë të qëndrueshme, duke besuar në zgjidhje pozitive të gjendjes momentale politike.
