Botë

Osmani: Serbia vazhdon me taktikat destabilizuese

15.11.2024 16:09

Qeveria e Serbisë, muajin e kaluar, e ka miratuar vendimin për shpalljen e Kosovës, zonë e veçantë sociale dhe projektligjin...

Qeveria e Serbisë, muajin e kaluar, e ka miratuar vendimin për shpalljen e Kosovës, zonë e veçantë sociale dhe projektligjin, i cili parasheh ndjekjen penale të atyre që sipas Beogradit, persekutojnë popullatën serbe në Kosovë. Një vendim i tillë u kundërshtua nga autoritetet e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia i miratoi lidhur me Kosovën.
 
“Serbia nuk ka asnjë juridiksion, as gjyqësor e as territorial mbi Kosovën që nga viti ‘99. Edhe ende pa u shpallur Kosova e pavarur më 2008, rezoluta 1244 ia ka marrë çdo lloj juridiksioni në atë kohë Jugosllavisë dhe fillimisht ka vendosur kompetencat në kuadër të prezencës civile dhe ushtarake dhe nga viti 2008 i vetmi shtet që ka juridiksion mbi këtë territor është Republika e Kosovës, gjë e konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Këto janë tendenca, taktika të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin dhe ajo që dëshmohet më së miri përmes këtyre veprimeve është që Serbia akoma e ka mendësinë e viteve ‘90, një mendësi që synon t’i destabilizojë shtetet fqinje, megjithatë realiteti është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm dhe Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë me këtë.”, thuhet në reagimin e presidentes, Osmani.
 
Këto veprime të Serbisë i kanë kundërshtuar edhe ShBA-së dhe BE-së, të premten ka reaguar edhe Gjermania, duke i cilësuar si shkelje të marrëveshjeve të dialogut dhe kanë kërkuar rishqyrtimin e vendimeve të marra. Por, autoritetet në Beograd kanë thënë se kërkesat e ndërkombëtarëve nuk do të merren parasysh. 
 
GYLTENE SINANI