Botë
Lindja e Mesme, kriza ka hyrë në muajin e 14-të
15.11.2024 16:27
Kriza ushtarake në Lindjen e Mesme ka hyrë në muajin e 14-të....

Kriza ushtarake në Lindjen e Mesme ka hyrë në muajin e 14-të. Goditen objektivat e Hezbollahut në Bejrut, milicia pro-iraniane hakmerret në Haifa. Rrënojat e përditshme janë dëshmitarë të heshtur në gjigantin e dikurshëm bankar të botës bankare arabe. Tel Avivi paralajmëroi gjithashtu Sirinë për prodhimin e raketave për Hezbollahun pro-iranian të vendosur në Liban.
“Ne do të përgjojmë çdo përpjekje për të transferuar armë nga Siria te Hezbollahu. Ne gjithashtu do të sulmojmë objektet e tyre në Siri, që prodhojnë armë për Hezbollahun.”, - deklaroi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite, Daniel Hagari.
Shkëmbimi i zjarrit nuk ndalet, sirenat bien në Haifa për shkak të raketave të lëshuara nga Libani drejt Izraelit. Iron Dome, sërish në veprim. Por, për dikë luftë, për dikë biznes. Pasi shumica e kompanive botërore ndaluan fluturimet drejt aeroporteve izraelite, linjat ajrore nga Katari dhe Emiratet po bëjnë fitime më shumë se sa ishte planifikuar. Siç është në aeroportin “Ben Gurion”, i përkthyer lirisht si “babai i popullit”.
"Fluturimet nga Emiratet dhe kompanitë tregojnë se vendet arabe janë të vendosura për të ruajtur paqen.", - tha pasagjeri, Moti Ais.
“Për Emiratet, këto rrugë i dedikohen paqes. Ata po tregojnë, veçanërisht me ardhjen e administratës Tramp më 20 janar, se janë të hapur për biznes, pavarësisht se çfarë ndodh në Lindjen e Mesme.”, - theksoi profesori në Universitetin “Bar-Ilan”, Xhoshua Tajtelbaum.
Kriza e Lindjes së Mesme po shkakton demonstrata, në shumicën e rasteve kundër Izraelit. Pavarësisht masave të shtuara në ndeshjen e futbollit mes Francës dhe Izraelit në Paris, dhuna u shfaq në tribunat e Stade de France.
“Kjo ndeshje është një skandal më vete. Politikanët mbështesin mbajtjen, kjo do të thotë se ata qëndrojnë pas Izraelit.", - u shpreh anëtarja e “Dedicated to Palestine”, Lisa Greil.
Në Stamboll, policia arrestoi një të dyshuar i cili qëlloi disa të shtëna në konsullatën izraelite. Tel Avivi tashmë ka tërhequr diplomatët nga Turqia për shkak të kërcënimeve për siguri.
FITORE DEMOLLI
