Më ftohtë mëngjesin e sotëm ishte në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë

16.11.2024 12:45

Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Kodrën e Diellit...

Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Kodrën e Diellit, aty ku janë matur -7 gradë. Pas Kodrës së Diellit, vjen Mavrova dhe Krusheva me temperaturë -4 gradë.

-1 gradë është matur temperatura e mëngjesit në Berovë dhe Kriva Pallankë, 0 gradë në Prilep dhe Manastir. 1 gradë në Vinicë, Shkup-Zajçev Rid, Pretor dhe Ohër, 2 gradë në Shtip dhe Tetovë, 3 në Kavadar dhe Strumicë, 4 në Veles, Demir Kapi dhe Shkup-Petrovec dhe më e ngrohta me 5 gradë është në Gjevgjeli.