Komisioni për financa dhe buxhet, akuza mes pushtetit dhe opozitës për buxhetin
Me akuza të ndërsjella për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parave shtetërore...

Me akuza të ndërsjella për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parave shtetërore ka vazhduar debati mbi propozim buxhetin e vitit 2025 në Komisionin parlamentar për Financa dhe Buxhet.
Sipas LSDM-së opozitare, ky propozim-buxhet ka të vetmin qëllim, blerjen e votave për zgjedhjet lokale.
“Ky buxhet i cili është projektuar në 16.5 miliard euro është jo i realtë, është buxhet jozhvillimor, është buxhet i bërë apo krijuar për qëllime zgjedhore, pasi na vijnë zgjedhjet lokale. Është jovizionar, pasi nuk mund të shiohim se ku duam apo ku do ta shohim shtetin” – tha Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski.
Nga VMRO-DPMNE reaguan duke thënë se në kohën e udhë[heqjes së LSDM-së me qeverinë, vendi ka shënuar historikisht rritje më të dobët ekonomike.
“Duhet të kemi rritje ndërmjet 3 dhe 3.7%, në varësi të institucionit që jep parashikimin. A e dini gjatë 7 viteve të qeverisjes suaj ku ishit njeri i parë apo i dytë në Qeveri, sa kemi pasur rritje mesatare? -1.1%. Të mos kishit ekzistuar si qeveri, ekonomia vetvetiu më[ shpejtë do të rriteshte” – thonë nga VMRO-DPMNE.
Përndryshe në propozim-buxhetin e vitit 2025 të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivelin prej 400,2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë ose në nivel prej 4 për qind nga PBB-ja e planifikuar. (Ersan Pajaziti, TVM2)
