Spitali i përgjithshëm në Kumanovë, Taravari: U dëshpërova nga kushtet e vështira
Gjatë vizitës që i bëri së fundmi, Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë...

Gjatë vizitës që i bëri së fundmi, Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari është shprehur i zhgënjyer nga gjendja të cilën e ka parë në këtë spital.
Për ministrin e pakuptueshme është gjendja monentale duke theksuar se nuk kemi shkop magjik që të thuhet se kjo gjendje do të përmirësohet këtë apo vitin e ardhshëm, sepse është e pamundur.
“Unë, hera e parë hyj në Spitalin e Kumanovës, realisht mund të them se u dëshprova nga pamja që pash kështu që do të duhet të ulemi dhe seriozisht të bisedojmë me drejtorin se çfar duhet dhe çfar mund të bëhet në periudhën e ardhëshme” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Ministri Taravari më tej ka theksuar se shumë gjëra varen nga financat dhe nga buxheti të cilin e kemi trashëguar.
Trajanovski: Spitali përballet me mungesë të kuadrit dhe aparaturës
Përveç kushteve elementare drejtori i Spitalit të Kumanovës, Stefan Trajanovski, gjatë takimit me ministrin Taravari ka theksuar se Spitali përballet edhe me mungesë të kuadrit dhe aparaturës.
“Këtu ku ndodhemi është i vendosur aparati i rentgenit dhe shërbimet kryhen në bazë të termineneve të caktuara por edhe si raste urgjente. E njejtë është gjendja edhe me aparatet kompjuterike. Vitin e ardhshëm prioritet do té jet përpos avancimit me paisje teknike edhe ekipimi me kuadro të reja të domosdoshme si kusht për funksionimin e duhur të këtyre reparteve”, - u shpreh Drejtori i Spitalit të Kumanovës, Dr. Stefan Trajanovski.
Ndryshe Spitali i Përgjithshëm në Kumanovë është ndërtuar në vitin 1964 dhe është në shërbim të rreth 200 mijë banorëve të rajonit planor veri-lindor, një pjesë e objekteve të spitalit janë të rinovuara por shumica e tyre nuk kanë kushte hapsinore për mbrojtje bashkohore shëndetsore të pacientëve. (Fatlum Aqifi, TVM2)
