Kush i partizon institucionet? LSDM: VMRO-DPMNE vazhdon të partizojë institucionet

16.11.2024 16:10

Opozita akuzon pushtetin...

Opozita akuzon pushtetin se po vazhdon me partizimin e institucionet shtetërore. LSDM njofton se Ankica Trpkovska, pronarja e kompanisë që duhej të ndërtonte garazhin e diskutueshëm pranë Kuvendit, është zgjedhur anëtare e Komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike, për çka çdo muaj do të merr 2700euro.

Social-demokratët pretendojnë se bëhet fjalë për një vendim tërësisht partiak, për staf të pakualifikuar, ndaj kërkon tërheqjen e vendimit dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të hapë lënd.

“Së pari, qeveria zbaton një partizanizim brutal të AKE-së, i cili duhet të jetë organ i pavarur dhe jo të strehojë njerëz me marrëdhënie personale dhe partiake me zyrtarët e pushtetit aktual. Trpkovska ende figuron si pronare e kompanisë që duhej të ndërtonte garazhin e diskutueshëm shumëkatësh dhe ajo u zgjodh në kohën kur po përgatitet ligji që duhet ta kompensojë kompaninë e saj. Avokati i firmës së saj ishte Pançe Toshkovski. A nuk është ky një konflikt interesi në vetvete?” – deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

VMRO-DPMNE: Partizimi mban vulën e LSDM-së

Në reagimin e VMRO- DPMNE-së thuhet se partizimi i instutucioneve mban vulën e LSDM-së.

“LSD nuk bëri asgjë për qytetarët dhe shtetin, prioriteti i vetëm i saj ishte partizimi i institucioneve shtetërore. Në partizimin e institucioneve vulë vuri LSD. Jo shumë kohë më parë, të gjithë e kujtojmë radhën e gjatë që u bë për tu future në Agjencinë për Komunikime Elektronike. Madje ka pasur një sherr mes partnerëve të koalicionit LSD dhe BDI, se kush duhet të kap trenin për anëtarësim në AKE”, thuhet në reagimin e me shkrim të VMRO-DPMNE-së. (Sanije Duraku, TVM2)