Mbledhja e Qeverive të RMV-së dhe Kosovës, Mexhiti: Sistemi “One Stop Shop” në pikat kufitare
Në prag të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare, asaj të Maqedonisë së Veriut...

Në prag të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare, asaj të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e cila pritet të mbahet të hënën në Prishtinë, në zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se një ndër pikat do të jetë rregullimi i sistemit në vendkalimet kufitare me sistemin “One Stop Shop”.
“Pikë e parë e mbledhjes do të jetë rregullimi i sistemit në kufijtë Bllacë dhe Jazhincë, Shkup-Tetovë, të cilat janë pika tejet të rëndësishme për lëvizjen e qytetarëve në dy shtete me sistemin one stop shop që dukshëm do të lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, është identik me atë që e ka Kosova dhe Shqipëria. Pika e dytë ka =të bëjmë me bashkëpunimin me sferën e energjetikës, për të ndihmuar njëri tjetrin në rastet kur ka nevojë. Ndërsa pika e tretë ka të bëjë me rrugën Tetovë – Prizren, ku ministrat duhet ti formojnë grupet e reja të punës. Së shpejti do të hapet tenderi i tunelit i cili është 6.2 kilometra pak më i gjatë se tuneli i Kalimashit në Shqipëri dhe më i gjati në rajon. Përveç këtyre tre pikave do të ketë edhe pika të tjera të cilat në interes të dy shteteve dhe qytetarëve”. – tha Zv.Kryeministri i RMV-së, Izet Mexhiti.
Ahmeti: Qeveria e Kosovës ta ngris shqetësimin për shqipen
Lidhur me mbledhjen e dy qeverive në Prishtinë, lideri i BDi-së, Ali Ahmeti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ngris çështjen e cënimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Poashtu ai ka kërkaur që këtë ta bëjnë edhe partitë politike në Kosovë.
“Ditën e hënë ka mbledhje të përbashkët qeveria e Kosovës me atë të RMV-së. Apeloj te qeveria e Kosovës ta ngris këtë shqetësim të shqiptarëve të Maqedonisë sepse ka gjak të të rinjëve të Kosovës që kanë derdhur për këtë gjuhë, këtu i kemi varret e tyre, këtu kanë derdhur gjak edhe ata. Kjo është tërsi gjuha shqipe është prone e të gjithë neve dhe të gjithë duhet ti dalim zot gjuhës shqipe, le ta ngrisin në mbledhje të qeverisë këtë shqetësim. Gjithashtu apeloj te partitë politike në Kosovë ta ngrisin shqetësimin tonë, po preket, po rrënohet Marrveshja paqësore e Ohrit që me shumë sakrificë është rritur. Në ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe dikush po thotë po preken dy tre dispozita, vllezër, motra tërësisht po ndryshon, nuk është më ligji i gjuhës shqipe, ai do të mbetet vetëm për të shkruajtur parolla.” – deklaroi Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Mexhiti: Gjuha shqipe në RMV nuk e ka statusin që serbishtja e ka në Kosovë
Zëvendëskryeministri Mexhiti në intervistën për RTK-në u është përgjigjur akuzave të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti se qeveria aktuale po rrezikon përdorimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve dhe në përgjithësi Marrëveshjen e Ohrit.
“As për së afërmi gjuha shqipe nuk e ka statusin e gjuhës serbe në Kosovë, d.m.th zyrtare në plot kuptimin e fjalës. Edhe atje ku nuk ka asnjë serb është e detyrueshme të përdoret gjuha serbe. Nuk është njetë, ka qenë një ligj gjysmak, por ka qenë avancim i përdorimit të gjuhës shqipe. Dhe kur është sjellur ligji, minsitreja e LSDM-së e Drejtësisë, Ligjin e ka dërguar te komisioni i Venedikut, për ta parë përputhshmërinë e ligjit me kushtetutën e RMV-së. Nga komisioni kanë ardhuir vërejtje për tre nene të ligjit, përdorimi i gjuhës shqipe te bankënotat, me arsyetimin se bankënotat në dy gjuhë mund të jenë vetëm në shtete federale dhe ka kërkuar të abrogohet ky nen. Te uniforma e policisë dhe ushtrisë dhe përdorimi i gjuhës shqipe në proceset gjyqësore në gjyqësi dhe prokurori. Përfaqësuesi i BDI-së Osmani ka thënë publikisht se këto intervenime do ti absolvojmë me ligj që të mos bien ndesh me kushtetutën.” – thotë Zv.Kryeministri i RMV-së, Izet Mexhiti.
Vlerësimet e komisionit të Venecias as nuk janë zbatuar si norma ligjore, e as nuk janë integruar në ligj vërejtjet e Komisionit, duke lënë hapësirë që çdo qytetarë të ngris iniciativë në gjykatën kushtetuese, theksoi Mexhiti. (Sanije Duraku, TVM2)
