Liban, ushtria izraelite vazhdon sulmet
Trupat tokësore izraelite kanë depërtuar...

Trupat tokësore izraelite kanë depërtuar në pikën më të thellë brenda territorit të Libanit, që kur nisën sulmin 6 javë më parë, përpara se sa të zmbrapseshin pas luftimeve të ashpra me militantët e Hezbollahut.
Sipas mediave shtetërore libaneze, në orët e hershme të së shtunës, trupat izraelite arritën të marrin nën kontroll një pikë strategjike në zonën jugore të Libanit, Chamaa, pranë kufirit me Izraelin.
Më vonë, sipas raportimeve të medias, trupat izraelite u tërhoqën nga kjo zonë.
Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se trupat e saj “vazhduan operacionet e kufizuara dhe me objektiv të saktë në jug të Libanit”.
Ushtria izraelite nuk iu përgjigj kërkesave për koment lidhur me njoftimet nga mediat libaneze. Poashtu ushtria izraelite ka vazhduar sulmet ajrore në kryeqytetin libanez, Bejrut, pak pasi ushtria izraelite lëshoi një urdhër të ri për evakuim nga zona.
Që nga më 12 nëntor, Izraeli ka kryer disa sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit, që janë bastion i Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
