Zjarr në një spital në Indi, humbën jetën 10 foshnja të posalindura
Të paktën 10 foshnja të posalindura kanë vdekur...

Të paktën 10 foshnja të posalindura kanë vdekur nga zjarri në një spital në veri të Indisë, pasi një flakë shpërtheu në repartin e të porsalindurve.
Stafi i spitalit në qytetin Jhansi në shtetin Uttar Pradesh ishte në gjendje të depërtonte dhe të shpëtonte 44 foshnja, por të paktën 16 janë në gjendje kritike, thanë autoritetet.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik. Mediat indiane raportuan se zjarri fillimisht shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të repartit të foshnjave rreth orës 22:30 me orën lokale.
Zyrtarët nga qeveria e shtetit Uttar Pradesh u thanë gazetarëve të shtunën se tre trupa ende nuk janë identifikuar.
Ky është zjarri i dytë i rëndësishëm në spital në Indi në gjashtë muajt e fundit, ku kanë humbur jetën të porsalindurit. Në maj, gjashtë foshnja u humbën jetën në një zjarr në një strukturë private neonatale në Delhi.
