Shëndetësi, rritet numri i fëmijëve me diabet

16.11.2024 18:53

Në Maqedoni numri i fëmijëve me diabet...

Në Maqedoni numri i fëmijëve me diabet ose siç njihet ndryshe te populli me “sheqer” shkonë në rritje. Mjekët paralajmërojnë prindërit që t'i përkushtohen zbulimit të hershëm të diabetit në mënyrë që të parandalohen komplikimet shëndetësore që vijn si pasoj e mosdijes se vuajn nga kjo sëmundje.

“Shfrytëzoj sensor, është gjithçka mirë, vetëm duhet të jemë aktviv që të mos më hyp niveli I sheqerit. Më leht e kamë tani me senzorin se sa me gjilpër me gjak.” – tha Petar Temelkovski.

“Do të kisha dashur që të apelojë tek mjekët amë dhe pediatrat që të përfshihen në diagnostifikimin e hershëm të fëmijëve, që most ë vje deri te komplikimi por në kohë të diagnostifikohen.” – u shpreh një mjeke.

“Nevojitet kontroll i rregullt mjekësor i personave me diabet, tu kushtohet rëndësi në mbrojtjen primare, të bëhet skriningu i pacientëve dhe në kohë të caktohen diagnozat. si dhe edukim dhe fushata për të gjithë popullatën.” – u shpreh Taner Hasan, Drejtor i Klinikës për Endokronologji.

Në vend rreth 650 qytetarë kanë sensorë për matjen e sheqerit në gjak - shoqatat e pacientëve kërkojnë që ky numër të rritet.

“Ja tani fëmijët i morrën senzorët dhe për ta me të vërtet është lehtësim dhe kontoll mbi situatën që kanë. Dua të apeloj te autoritetet shëndetësore që sigurimi i këtyre senzrëve nuk duhet të jetë i kufizuar në bazë të moshës, pasi janë të nevojshme për të gjithë pacientët me diabet që janë në terapi me insulin.” – theksoi Natasha Dimitrievska Despotovska nga Asociacioni, “Blans MK”.

Pacientët me diabet kërkojnë terapi moderne

Pacientët me diabet kërkojnë terapi moderne dhe trajtim më të mirë mjekësor. Ndësa autoritetet shëndetësore sigurojnë se problemet do të zgjidhen.

“Të ndryshohet modeli i disponueshmërisë së shiritat për matjen e sheqerit me të ashtuquajtërën, çmim referent, që pacienti vetë ta merr nga barnatorja. SGM sistemet të bëhen të disponueshëm për të gjithë pacientët në Maqedoni” – tha Kryetari i Shoqatës së diabetikëve, Dime Velev.

“MSH dhe OBSH është në bisedime për zgjerimin dhe rritjen e programeve preventive. Mendoj se deri në fund të vitit do të kemi do të kemi detaje reth kësaj.” – deklaroi Zv.Ministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski.  

Në Maqedoni janë regjistruar 130 mijë persona me diabet dhe rreth katër mijë prej tyre me tip 1. (Sanije Duraku, TVM2)