Taravari pjesëmarrës në Kongresin turk të Mjekësisë

16.11.2024 19:35

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, mori pjesë në Kongresin Botëror Turk të Mjekësisë në Stamboll, ku realizoi takim me ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, Kemal Memişhoglu.

Siç bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, në takim u theksua partneriteti i deritanishëm i suksesshëm dhe është konfirmuar angazhimi i përbashkët për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në sektorin shëndetësor, me fokus në zbatimin e projekteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë.

Në kuadër të këtij kongresi, Taravari, zhvilloi takim edhe me ministren e Punëve Civile të Bosnjës dhe Hercegovinës, Dubravka Boshnjak.

“Gjatë takimit u ra dakord që të intensifikohet bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe shkëmbimin e praktikave të mira. Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e shëndetësisë”, thuhet në njoftim.