Propozim buxheti për vitin e ardhshëm, VMRO: 50.5 miliard denarë për investime kapitale
Propozim buxheti për vitin 2025...

Propozim buxheti për vitin 2025 i cili ndodhet në procedure parlamentare, parasheh 50.5 miljard denarë për investime kapitale thonë nga partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE, sipas të cilës kjo nënkupton punë dhe standard më të mire për qytetarët.
“Në këtë shumë sapër ilustrim janë përfshirë projekte si infrastruktura rrugore për koridoret 8 dhe 10, si dhe rrugë të shpejta, hekurudha dhe ndërtim objektesh. Në punën e këtyre investimeve kapitale do të përfshihen të gjitha ministritë kopetente. Se kjo Qeveri është e orientuar drejtë zhvillimit shihet edhe nga e dhëna themelore për rritjen e buxhetit për Minsitrinë e transportit për pothuajse 70%, apo rreth 7 miliard denarë më shumë. Pastaj shumica e shpenzimeve të planifikuara janë për projekte kapitale”, theksojnë nga VMRO-DPMNE, duke shtuar se qeveria aktuale me buxhetin për vitin 2025 planifikon investime në infrastrukturë, shkolla, çerdhe, spitale dhe objekte tjera publike.
Sipas partisë në pushtet ajo po punon për realizimin e investimeve kapitale të cilat çojnë drejtë transformimit ekonomik të Maqedonisë dhe standard më të mire jetësorë për qytetarët.
LSDM: Qeveria Mickoski, çokollatë për vete, bukë të thatë për qytetarët
Por nga LSDM-ja opozitare vlerësojnë se buxheti i parë i Qeverisë Mickoski, është më shpërdoruesi në historinë e vendit, jo real, jo zhvillimorë, parazgjedhorë dhe pa vizion.
“Buxheti rëndon 6.5 miliardë, sa ka në plan të shpenzojë qeveria, por në vend të pagave më të larta për punëtorët, një standard më të lartë jetësorë për qytetarët, arsimin, shëndetësinë, rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë, qeveria po rrit kostot e automjeteve zyrtare dhe luksit për 75%. Qeveria e Mickoskit i rriti për 5 herë paratë për blerjen e mobiljeve. Qeveria e Mickoskit me Buxhetin parasheh rritje të shpenzimeve joproduktive për mallra dhe shërbime, ndërsa në të njëjtën kohë shkurton shpenzimet kapitale në sektorët kyç si arsimi dhe shëndetësia. Qeveria nuk kujdeset për qytetarët, mallrat dhe shërbimet janë më të rëndësishme se shëndeti i qytetarëve, sesa edukimi i të rinjve. Sjellja shpërdoruese ndodh në kushtet e një niveli të lartë të borxhit publik, i cili me borxhet e reja do të kalojë kufirin e nivelit më të lartë historik të borxhit publik prej 70.8%. Me politika të tilla Qeveria vetëm do ta vërë shtetin në borxhe, do t'i ngarkojë punësimet e reja në administratë, do të rrisë borxhin, do të shpenzojë për mallra dhe shërbime dhe nuk do të ketë asgjë për qytetarët. Qeveria e Mickoskit do të shpenzojë për çokollatë për vete, bukë thatë për qytetarët”, thonë nga LSDM.
Nga partia opozitare njëherit theksojnë se kjo qeveri parasheh rritje të bruto prodhimit vendorë për vitin 2025 prej 3,7%, por të gjitha organizatat financiare relevante parahsohin rritje më të vogël.
Poashtu sipas LSDM-së burim kryesorë për financimin e buxhetit është borxhi dhe për vetëm pesë muaj kjo qeveri me miratim edhe të kësaj shumice parlamentare e ky future shtetin në borxh me 1,2 miliard euro, ndërsa për vitin e ardhëshëm planifikohen edhe 1,5 liliard euro.
Këtu përfshihet edhe kredia hungareze, e cila sipas LSDM-së është bombë me sahat që do të na kushtojë shtrenjtë. (Sanije Duraku, TVM2)
