Dibër: Bixhozi, alkooli, droga, shkaktarë për divorce
Shkaqet sociale, bixhozi, alkooli, droga...

Shkaqet sociale, bixhozi, alkooli, droga dhe papunësia, janë arsyet e divorceve që ndikon në prishjen e marrëdhënieve familjare në qytetin e Dibrës.
“Migrimi ndikon sidomos në çiftet e reja, pasi mërgimtarët tanë, pa marrë parasyshë a kan djem apo vajza, dëshirojnë të marrin nuse ose dhëndër shqiptar nga Dibra, por ka një ndryhsim shumë të madh të mentaliteteve të atyre fëmijëve, pasi fëmijët që janë të rritur në Evropë apo në SHBA ku kemi shumë dibran, kanë tjetër mentalitet, ndërsa fëmijët tanë që janë rritur në Dibër kanë tjetër mentalitet, prandaj kur bashkohen nuk mund të përputhen në mentalitete dhe prandaj ka edhe shumë shkurorëzime te çiftet e reja edhe atë në periudhën deri në tre vjet pas martesës.” – thotë Kryetari i Gjykatës Themelore – Dibër, Mersim Marku.
Gjatë vitit 2023 dhe 2024 kemi nga 42 divorce shprehet kryetari I gjykatës themelore të Dibrës Mersim Marku. Është në renie numri i kërkesave per martesa te hershme, apo martesat e minoreneve. Gjatë 2023ka 6 kërkesa ndersa gjatë vitit 2024 janë katër kerkesa. (Atli Dema, TVM2)
