Mundësia e shfuqizimit të ligjit për gjuhët, Hamiti: Ligji duhet të avancohet, e jo të cënohet

17.11.2024 16:26

Mundësia e abrogimt të ligjit për përdorimi e gjuhëve...

Mundësia e abrogimt të ligjit për përdorimin e gjuhëve është çështje komplekse që ndikon në aspektet kulturore, sociale dhe politike të një vendi, thonë profesorët universitarë, në fushë e gjuhësisë.

Abrogimi i ligjit mund të rrezikojë gjuhët e pakicave dhe diversitetin kulturor, thotë profesori Hasllan Hamidi, sipas të cilit ligji për gjuhët në një shtet shumetnik si RVM, është i nevojshëm për të siguruar që të gjitha grupet e popullsisë të kenë qasje në arsim dhe shërbime në gjuhën e tyre amtare.

“Për ne shqiptarët gjuha shqipe ka një rëndësi shumë më të madhe se sa ndoshta për popujt tjerë, ajo ka bërë që të mbijetojmë me shekuj, që të kemi një përbashkësi të njejtë pasi ka krijuar dhe vetë kombin shqipëtar. Të drejtat për gjuhën janë të drejta të përgjithshme që janë të garantuara dhe ne këtë status që e kemi në RMV i kemi fituar me pend dhe me luftë. Mendoj se këto të drejta nuk kanë kthim mbrapa.” – thotë Profesori i Gjuhës shqipe, Asllan Hamiti.

Mundësia e shfuqizimit të ligjit për gjuhët, Hamiti: Pa mbrojtje ligjore do kemi diskriminim

Hamiti thotë se pa një ligj që mbron përdorimin e gjuhëve të pakicave, anëtarët e këtyre grupeve mund të përballen me diskriminim, prandaj ligji për gjuhët duhet të ngritet e jo të cënohet më shumë. 

“Ato të drejta të përdorimit të gjuhës dhe statusi i shqipes vetëm mund të ec para dhe të ngritet, e asesi nuk ka mundësi dhe është e pa- tolerueshme që ky status i përdorimit të gjuhës shqipe të kthehet mbrapa. Nëse do të abrogohet ligji dhe do të miratohet një ligjë tjetër i cili do të kufizonte, unë mendojë se mund të ketë ndonjë pasoj tjetër që nuk do të kishim dashur që ta kemi asesi.” – thotë Hamiti.

Ky ligj ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese, bashkë me Balancuesin, i cili u shfuqizua më 9 tetor nga ajo. Të dyja këto çështje, Gjykata Kushtetuese i futi në rend dite menjëherë pasi pushteti nga duart e koalicionit qeverisë, LSDM – BDI kaloi tek VMRO-DPMNE-VLEN.

Seanca në të cilën pritet të shqyrtohet kushtetutshmëria e Ligjit për Gjuhët ishte paraparë që të mbahet më 2 tetor, por për arsye të ndjeshmërisë së situatës është shtyrë për datë 11 dhjetor. (Sanije Duraku, TVM2)