Tetovë, uji nga ujësjellësi me shije dhe aromë

17.11.2024 16:49

Ditëve të fundit qytetarët e Tetovës...

Ditëve të fundit qytetarët e Tetovës po shijojnë ujin më shije dhe aromë të ndryshme nga ajo e zakonshmja. Ata thonë se detyrohen të blejnë ujin, pasi uji ne çezmat e tyre po mban një aromë dhe shije që nuk mund të pihet.

“Era i ka ardhë, blejmë ujë te marketet.”

“I vjen pak, i vjen era klorë, çdo ditë jo, por disa ditë po.”

“Jo nuk i vjen, jemi pak më lartë ne.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Nga Qendra e Shëndetit Publik, në Tetovë, doktor Ratko Davidovski, thotë se aroma dhe shija e pakëndshme vjen nga rënia e bimësisë, kryesisht nga gjethet e pemëve që bien në burimet e Leshnicës.

“Nuk ka rrezik sepse aroma dhe shija janë kategori subjektive, uji është i sigurt, kush mundet – le ta pijë, kush nuk mundet – të mos e pi. Përvoja e deritanishme e 2017-ës ka treguar se brenda pak ditëve do të zhduket aroma dhe shija subjektive.” – tha Ratko Davidovski nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga komuna e Tetovës thonë se janë në dijeni dhe se po punojnë në pastrimin dhe largimin e gjetheve nga burimet e ujit në Leshnic.

“Për shkak se uji është nga burimet e hapura, aty ndodhë që të ketë edhe gjethe që lëshojn një shije të caktuar, megjithatë një komision që ka vlerësuar se uji është i pijshëm, është i shëndetshëm dhe nuk ka asnjë rrezik për qytetarët. Kemi dhënë urdhër deri tek ndërmarrja ‘Sharri’ që të intervenohet në mënyrë shtesë që edhe kjo shije e pa këndshmë të largohet nga uji i pijshëm i Tetovës.” – deklaroi Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Përndryshe, përveç aromës se keq që ka uji në Tetovë gjatë muajit tetor dhe nëntor ka lagjje ku edhe pas shumë vitesh kanë mungesë të ujit si lagjja 146 rruga e UÇK-ës si dhe lagjja e Drenovecit. (Visar Sadiku, TVM2)