Banka dhe Mickoski nuk arritën marrëveshje, negociatat për kamatat vazhdojnë javën tjetër
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe Shoqata e Bankave të Maqedonisë...

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe Shoqata e Bankave të Maqedonisë nuk arritën marrëveshje për shumën e interesit për kreditë që duhet t'i jepen sektorit të biznesit në vend nga 250 milionë euro nga kredia hungareze.
Pas takimit në Ministrinë e Financave, Mickoski tha se për normën e interesit do të negociohet javën e ardhshme dhe në gjysmën e dytë pret që të ketë një qëndrim.
Ai tha se në momentin që pikëpamjet po afrohen, ka vullnet për zgjidhje nga të dyja palët, por nuk pranoi të saktësojë sa është përqindja e interesit që po diskutohet.
“Kamata prej 3.25% sigurisht që do të paguhet nga qeveria, synimi është që norma e interesit të ofruar nga bankat të jetë sa më e ulët që ekonomia të marrë një normë më të ulët të interesit për kredinë. Tani realisht ka shpenzime dhe le të shohim se çfarë mund të ulin bankat nga ato shpenzime, dhe kjo varet edhe nga politikat e Bankës Qendrore” – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Sa i përket afatit, ai tha se në takim është rënë dakord që në varësi të kërkesave të klientëve të përdoret formulimi që të ketë “deri në 3 vite grejs periudhë” dhe “deri në 15 vite afat shlyerjeje”.
“Ne morëm një qëndrim të përbashkët që në varësi të kërkesave të klientëve do të përdorim formulimin deri në tre vjet periudhë mospagimi dhe deri në 15 vjet periudhë shlyerjeje, sepse anëtarët e Odave thanë se kanë klientë individualë që mund të duan një periudhë më të shkurtër etj., prandaj themi deri në tre vjet dhe deri në 15 vjet afat shlyerjeje” – u shpreh Mickoski.
Kushtet me të cilat është marrë kredia, siç ka bërë të ditur disa herë deri më tani kryeministri, janë të favorshme - 3.25 për qind me grejs periudhë trevjeçare dhe afat shlyerjeje 12 vjet. Gjysma e parave janë të dedikuara për komunat për realizimin e projekteve kapitale, ndërsa gjysma për sektorin e biznesit. (Ersan Pajaziti, TVM2)
