Kosova dhe RMV me pika të përbashkëta kufitare

17.11.2024 19:00

Të hënën mbahet mbledhja e përbashkët...

Të hënën mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Parapranisht Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën është miratuar nisma për lidhjen e Protokollit ndërmjet dy Qeverive për Implementimin e Marrëveshjes për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë.

Po ashtu është miratuar nisma për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrive të Ekonomisë, në Sektorin e Energjisë, në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre.

Sa i përket rrjedhës së takimit, nga Zyra e kryeministrit Kurti kanë bërë të ditur se pas ceremonisë zyrtare, kryeministrat Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski pritet ta zhvillojnë një takim bilateral.

Do të pasojnë takimet bilaterale edhe ndërmjet ministrave, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar. Pas takimit pritet nënshkrimi i marrëveshjeve.