Gaza, 96 të vrarë nga sulmet izraelite

17.11.2024 20:35

Të paktën 96 palestinezë u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën...

Të paktën 96 palestinezë u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite në veri dhe pjesën qendrore të Rripit të Gazës, njoftojnë autoriteteve lokale.

Zyra për media e qeverisë së Gazës tha se avionët luftarakë izraelitë shënjestruan disa ndërtesa banimi dhe shtëpi në qytetin verior Beit Lahia dhe kampet e refugjatëve Nuseirat dhe Bureij në Gazën qendrore.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra thuhet se më shumë se 72 persona humbën jetën në sulmet në Beit Lahia, ndërsa 24 palestinezë të tjerë u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën në qendër të Gazës. 

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të denoncojë “këto masakra të tmerrshme kundër civilëve të zhvendosur”. 

Një burim mjekësor ka thënë se avionët luftarakë izraelitë goditën një ndërtesë pesëkatëshe në zonën e Projektit Beit Lahia, duke vrarë rreth 50 njerëz dhe duke lënë disa të tjerë të bllokuar nën rrënoja. Dëshmitarët thanë se mbi 70 civilë të zhvendosur ishin strehuar brenda ndërtesës së shënjestruar.

Ndërkohë Papa Françesku në librin e tij që pritet të dalë së shpejti ka bërë thirrje për hetim të mëtejmë lidhur me atë nëse veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës konsistojnë me krime dhe e gjenocid.