Ukrainë, Rusia kryen sulme të mëdha
Rusia ka kryer një nga sulmet më të mëdha...

Rusia ka kryer një nga sulmet më të mëdha të saj ajrore në Ukrainë, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm ukrainas.
Dronët dhe raketat kanë shënjesturar infrastrukturën e energjisë dhe infrastrukturën civile në qytetet në mbarë vendin, duke detyruar Poloninë fqinje që të aktivizojë avionët luftarakë për të monitoruar situatën.
“Për shkak të sulmit masiv që Federata Ruse ka kryer duke përdorur raketa lundruese, raketa balistike dhe dronë, avionët polakë dhe të aleatëve kanë nisur të operojnë në hapësirën tonë ajrore”, njoftoi komanda operacionale e forcave të armatosura të Polonisë.
Shpërthime u raportuan në kryeqytetin ukrainas, por edhe në qytete të tjera në mbarë Ukrainën, përfshirë në Odesa në Detin e Zi dhe në qytetin juglindor të Zaporizhjës.
Raketat ruse kanë goditur infrastrukturën e energjisë në mbarë Ukrainën, duke detyruar autoritetet që të nisin ndërprerjet e energjisë, ka bërë të ditur ministri ukrainas i Energjisë, Halushçenko. Ndërkohë Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, janë mbledhur në Berlin të Gjermanisë për të protestuar kundër luftës në Ukrainë.
