Maqedoni

Parashikimi i motit

18.11.2024 09:03

Kjo javë do të nisë me mot të alternuar mes vranësirave dhe kthjellimeve....

Sot në Maqedoni do të kemi mëngjestë ftohtë me paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta në disa lugina. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperaturat e mëngjesit janë në intervalin minus 6 dhe 1°C, ndërsa më të lartat gjatë ditës do të lëvizin nga 9 deri në 16°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë sot paradite është ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura do të arrijë deri në 12°C.