Maqedoni
Mbledhje e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Prishtinë
18.11.2024 09:18
Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës sot në mesditë në Prishtinë do të mbajnë mbledhje të përbashkët....

Seanca e përbashkët e Qeverisë së Maqedonisë dhe Kosovës në Prishtinë. Paraprakisht, kryeministrat Mickoski dhe Kurti do të kenë takim kokë më kokë, pas së cilës ministrat do të diskutojnë për projekte të reja dhe do të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale dhe memorandume bashkëpunimi.
Këto dokumente do të krijojnë bazë për iniciativa, projekte dhe aktivitete të reja që do të forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, thonë nga qeveria maqedonase. Në një intervistë për televizionin kosovar, zëvendëskryeministri Mexhiti ka bërë të ditur se rregullimi i sistemit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Glloboqicë-Jazhincë, identik me sistemin që kanë Kosova dhe Shqipëria, bashkëpunimi në fushën e energjisë, si dhe projekti i rrugës Tetovë-Prizren, do të diskutohet.
Seanca e parë mes dy qeverive u mbajt tre vjet më parë në Shkup.
Agjenda:
- 10:30 – Mbërritja e delegacioneve
- 10:50/ 55 – Mbërritja e kryeninistrave Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski
- 11:00 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes nga kryeministri Kurti
- 11:10 – Fotografia e përbashkët
- 11:20 – Takimi bilateral ndërmjet kryeministrave Kurti dhe Mickoski
- 11:20 – Takime bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive
- 12:00 – 13:30 Takimi Ndërqeveritar / G2G ndërmjet Qeverive
- 13:30 – Nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale
- 13:45 – Konferenca e përbashkët për shtyp kryeministrave Kurti dhe Mickoski.
