Botë
Ahmeti: Qeveria e Kosovës të mos heshtë për shqiptarët në RMV
18.11.2024 11:01
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, konsideron që Qeveria e Kosovës nuk duhet të qëndrojë në heshtje...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, konsideron që Qeveria e Kosovës nuk duhet të qëndrojë në heshtje, sa i përket shqetësimeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ahmeti i bëri thirrje ekzekutivit kosovar që të flas me kryeministrin e RMV-së sa i përket problemeve të shqiptarëve në RMV.
“Jam drejtuar me një thirrje, me apel të Qeverisë së Kosovës, që shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë t’ia komunikojnë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kam apeluar për të gjitha partitë politike në Kosovë, që të kenë konsideratë shqetësimet që i kanë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, mbi tentativat që bëhen për ndryshimin e Ligjit të gjuhës, ndryshimin e marrëveshjes, substancës marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe shpresoj që ky apel të shkojë deri në vesh të institucioneve shtetërore, por edhe deri tek udhëheqësit e partive politike në Kosovë, që të mos jenë indiferent, sepse përpjekjet tona historike kanë qenë të përbashkëta, në drejtim të sigurimit të lirisë, ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe në drejtim të statusit politik dhe juridik të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë.”, thuhet në reagimin e Ahmetit.
