Propozim-buxheti përplas pushtetin me opozitën, VMRO-DPMNE: Borxhi publik është ulur në 56.9%
Katër ditë radhazi, Komisioni për Financa dhe Buxhet...

Katër ditë radhazi, Komisioni për Financa dhe Buxhet po debaton propozim-buxhetin për vitin 2025. Qeveria kërkon mbështetjen e opozitës për miratimin e këtij dokumenti strategjik pasi sipas mazhorancës është një buxhet që duhet t’i jep stabilitet vendit.
Buxheti parasheh rritje të pagave, rritje të transfereve tjera sociale, realizim të investimeve kapitale dhe mbështetje të ekonomisë. Konsiderojnë se borxhi publik në tremujorin e tretë është ulur në 56.9%.
“Në tremujorin e tretë që kur VMRO-DPMNE-ja mori pushtetin, financat e hapura janë 56.9%. Borxhi publik po ulet. Ju flisni për paga dhe pensione. Ka paguar 10 miliardë denarë më shumë, nuk ka institucion në të cilin nuk rriten pagat. Pensionet, 15 miliardë më shumë. Çdo pensionist do të marrë pesë mijë denarë më shumë mjete. Ju thoni si ka mundësi që buxheti i fryrë të mos shpërthejë. Shumë e thjeshtë. Të hyrat janë rritur për 16%, taksat për 12.3%, kështu që qytetarët do të kursejnë më shumë.”, - deklaroi Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Borxhi publik është rritur mbi 65%
Në buxhetin e ri nuk shohim 250 milionë euro për realizimin e projekteve kapitale nëpër komuna për vitin 2025, por vetëm 100 milionë euro kritikojnë nga LSDM-ja. Kjo do të thotë për vitin 2025 nuk do të jenë 250 milionë, por 100 milionë euro. Sa i përket borxhit publik, LSDM-ja e dorëzoi pushtetin në qershor të vitit 2024 me borxh publik prej 55%, ndërsa sot, në nëntor 2024, borxhi publik është rritur në mbi 65%.
“Nuk është e vërtetë që Qeveria e re do të konsolidojë dhe reduktojë huamarrjen, por përkundrazi do të rrisë borxhin tonë me gati 10% të bruto prodhimit vendor nga 55 në mbi 65%. LSDM-ja funksionoi në dy kriza të mëdha dhe kjo Qeveri e DPMNE-së e rriti borxhin publik për 5 muaj pa asnjë krizë. Nga këtu shihet qartë se kjo Qeveri një gjë ka thënë para zgjedhjeve, dhe tjetër gjë bën pas zgjedhjeve.”, - theksoi Bllagoja Boçvarski nga LSDM.
Debati për propozim-buxhetin zgjat 10 ditë dhe duhet të përfundojë jo më vonë se data 30 nëntor. Qeveria vitin e ardhshëm planifikon të mbledhë 358.8 miliardë denarë, por të shpenzojë 400.2 miliardë denarë.
Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë ose në nivel prej 4 për qind nga bruto prodhimi i brendshëm i planifikuar, ndërsa parashikohet rritje ekonomike prej 3.7 për qind. (Flutura Latifi, TVM2)
