Botë
Izraeli dhe Hezbollahu vijojnë sulmet
19.11.2024 11:42
Lindja e Mesme nuk pushon. Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë të sulmojnë....

Lindja e Mesme nuk pushon. Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë të sulmojnë. Nga të dyja palët ka viktima dhe të plagosur.
Shpërthimet kanë jehonë edhe në Gazë. I dërguari i posaçëm i ShBA-së, Hohshtajn, mbërriti në Bejrut për bisedimet e armëpushimit. Ndërsa Libani dhe Shtetet e Bashkuara pretendojnë se është bërë përparim në bisedimet e armëpushimit, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu thotë se një armëpushim me Hezbollahun është i mundur vetëm nën zjarr. Ai shtoi se ai dhe presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara ndajnë shqetësimin për kërcënimin e paraqitur nga Irani.
“Aktualisht po flasim për negociatat e armëpushimit në Liban dhe angazhimet e mundshme të udhëhequra nga amerikanët. Por, kjo mund të bëhet vetëm nën zjarr. Në bisedat e mia me presidentin e sapozgjedhur Tramp, më duhet të them se nuk kemi diskutuar për metodat e operimit, as politikat, por mund të them se shohim sy më sy me kërcënimin iranian.”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
