Maqedoni
Shekerinska emërohet zëvendëssekretare e NATO-s
19.11.2024 13:45
Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s....

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njofton aleanca ushtarake.
“Kam kënaqësinë të njoftoj emërimin e Radmila Shekerinskës si zëvendëssekretare e përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë. Mezi pres të punoj me të kur ajo ta merr këtë rol vital.”, - ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, në faqen zyrtare të NATO-s.
Shekerinska ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministre për Integrime Evropiane dhe ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, kur vendi u bë anëtare e Paktit Veri-atlantik.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
