Maqedoni

Pushimi i lindjes, zgjatet në 15 muaj

29.04.2015 19:35

Kuvendi miratoi ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune me të cilat zgjatet pushimi i lindjes për nënat të cilat do të lindin dy, tre ose më shumë fëmijë njëherësh.

Ndryshimet u miratuan me 63 vota pro dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur, ndërsa parashihet se në vend të 12 muajve pushimi i lindjes të zgjasë 15 muaj për nënat që do të lindin dy, tre ose më shumë fëmijë njëherësh. 
 
Mbështetje nga deputetët, pa asnjë votë kundër dhe të përmbajtur, morën edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për materiale arkivole që mundëson thjeshtëzimin e dukshëm të punës në zyra dhe ngarkesë nga obligimet e sektorit privat. 
 
Sipas ndryshimeve, personat juridik janë ndarë në dy grupe, e para, me maksimum 49 të punësuar ka një obligim të vetëm për ta arkivuar materialin me vlerë të qëndrueshme për vendin, shkencën dhe kulturën, ndërsa e dyta me 50 e më shumë të punësuar që kanë për obligim të mbajë evidencë të vetme themelore.
 
Personat juridik me mbi 49 të punësuar është i angazhuar të miratojnë planin e shenjave arkivore me lista të materialeve dokumentare dhe arkivore.
 
Në rast të ndërprerjes së punës, subjekti juridik është i detyruar ta dorëzojë materialin arkivor pasardhësit të vet ose për derisa nuk ka, duhet ta dorëzojë në Arkivin Shtetëror.
 
Kuvendi në vazhdimin e sotëm të seancës miratoi edhe ndryshimet e Ligjit për privatizim dhe dhënie me qira të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sport.