Sigal Prishtina shkruan histori, është kampionja e re e Ballkanit
Sigal Prishtina ka bërë historinë. Klubi më i suksesshëm në Kosovë, ka fituar titullin e kampionit të Ligës Ballkanike sonte në Samokove të Bullgarisë, duke mundur Rilskin, me rezultat 71-80...
Basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë arritur suksesin më të madh në historinë e klubit të tyre dhe në historinë e Kosovës.
Ballafaqimi mes Rilskit dhe Sigal Prishtinës, është zhvilluar në praninë e rreth 3000 mijë tifozëve, derisa nuk janë kursyer as fyerjet e tifozëve vendëse në adresë të skuadrës së Sigal Prishtinës.
Periudha e parë është mbyll me epërsinë e nikoqirëve, katër pikë epërsi (26-22).
Mirëpo, në pjesën e dytë, prishtinasit morën lojën në duart e tyre dhe arritën që të shkrijnë epërsinë e nikoqirëve, duke shkuar në pushim më dy pikë epërsi (36-38).
Basketbollistët e Sigal Prishtinës mjaft mirë e nisen edhe periudhën e tretë, dhe me rezultatin 57-52, mbyllen këtë pjesëlojë.
Kampionia e Kosovës me lojë të bukur ka vazhduar edhe dhjetëminutëshin e fundit, madje, prishtinasit arrin edhe diferencën në dhjetë pikë epërsi (64-54), ndërsa me rezultatin e përgjithshëm 71-80, Sigal Prishtina rrëmbeu trofeun e Ligës Ballkanike në sezonin e dytë të pjesëmarrjes në këtë ligë ballkanike.
Përfundimisht Sigal Prishtina shkruan historinë e re, dhe tashmë festa e madhe ka nisur në kryeqytetin kosovarë, ku është krijuar një festë e paparë në rrugët e kryeqytetit, sidomos tek sheshi “Zahir Pajaziti”.