Botë

ShBA-ja e mbyll ambasadën në Kiev, ekziston rreziku nga sulmi ajror

20.11.2024 10:51

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka pranuar informata për mundësinë e një sulmi të madh ajror...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka pranuar informata për mundësinë e një sulmi të madh ajror dhe si pasojë do të mbyllet përkohësisht, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit për Çështjet Konsullore.

“Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës janë udhëzuar të strehohen në vend, si masë parandaluese.”, tha Departamenti në një komunikatë të publikuar në uebsajtin e Ambasadës amerikane në Kiev. “Ambasada amerikane i këshillon shtetasit amerikanë të jetë të gatshëm për strehim të menjëhershëm, në rast se njoftohet për ndonjë sulm ajror.”, tha ajo. 
 
Rusia ka muaj që e paralajmëron Perëndimin se, nëse Uashingtoni e lejon Ukrainën të hedhë raketa amerikane, britanike dhe franceze thellë brenda Rusisë, atëherë Moska do t’i konsiderojë këto vende anëtare të NATO-s si të përfshira drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha në tetor se Moska do të përgjigjet, nëse Ukraina sulmon me armë amerikane thellë brenda Rusisë. Putini e ndryshoi doktrinën bërthamore të Rusisë, duke e rritur rrezikun për sulme bërthamore në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë arritur pikën më të lartë në 50 vjetët e fundit.