Botë
Lufta në Gazë, konfirmohen 15 të vdekur nga sulmet izraelite
20.11.2024 11:11
Forcat izraelite i kanë vrarë të paktën 15 palestinezë në Rripin e Gazës....

Forcat izraelite i kanë vrarë të paktën 15 palestinezë në Rripin e Gazës. Në Sabra në periferi të qytetit Gaza, emergjenca civile palestineze tha se një sulm izraelit e goditi njërin prej ekipeve të saj gjatë një operacioni shpëtimi, duke e vrarë një pjesëtar të stafit dhe duke i plagosur tre të tjerë.
Izraeli ka thënë se i ka dërguar forca në dy qytetet dhe kampin e refugjatëve për t’i luftuar militantët e Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Synimi, sipas Izraelit, është frenimi i sulmeve të tyre dhe parandalimi i rigrupimit të tyre. Gjatë një vizite në Rripin e Gazës të martën, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se Hamasi nuk do ta qeverisë enklavën palestineze, pasi lufta të ketë përfunduar dhe se Izraeli i ka shkatërruar aftësitë ushtarake të grupit islamik. Lufta u shkaktua kur luftëtarët e Hamasit u futën në jug të Izraelit më 7 tetor 2023 dhe i vranë rreth 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë. Prej atëherë, hakmarrja e Izraelit e ka shkatërruar Gazën, si dhe i ka vrarë mbi 44.000 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi.
