Maqedoni

Mexhiti: Kurti e tha të vërtetën, në RMV s’ka Ligj për gjuhën shqipe

20.11.2024 11:33

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, duke komentuar reagimet e shumta të opozitës shqiptare në RMV...

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, duke komentuar reagimet e shumta të opozitës shqiptare në RMV, pas deklaratës së kryeministrit kosovar se në Maqedoni nuk ka ligj për gjuhën shqipe, theksoi se kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të vërtetën. Sipas tij, s’ka Ligj për gjuhën shqipe, por është Ligji i gjuhëve dhe brenda parashikohet kuota 20%.