Maqedoni
Vdes një shkupjan në rrugën për në Galiçnik, afër Ceravec
30.04.2015 10:10
Një shkupjan dyzet e pesëvjeçar mbrëmë e ka humbur jetën pasi që e ka përplasur një automjet, i cili e ka pastruar dëborën në rrugën lokale Mavrovë deri në Galiçnik...

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person nga Shkupi, i cili me siguri është angazhuar si ndihmës. Atë gjatë lëvizjes prapa e ka përplasur dhe e ka shtypur me rrota, makineria e punës "zil", e cila e ka pastruar rrugën nga bora, tek vendi Carevac. Shoferi i makinerisë është ndaluar në bisedë.
Prokurori publik, ekipi i krim teknikës, inspektori i punës dhe mbrojtjes gjatë punës, kanë kryer hetim deri në orët e vona, pas së cilës do të dihen më shumë hollësi./mia
