Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, Mexhiti: Optimist për mbylljen me sukses
20.11.2024 15:16
Optimizëm në ekzekutiv për ndryshimet kushtetuese....

Optimizëm në ekzekutiv për ndryshimet kushtetuese. Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, thotë se ky proces është prioritet i Qeverisë për ta mbyllur me sukses.
“Është prioriteti më i lartë i kësaj Qeverie, që është e orientuar drejt integrimeve evropiane. Përditë, sigurt punojmë bashkë me partnerët tanë strategjik, që ta mbyllim këtë çështje me sukses, për të cilën jam optimist.”, - deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.
Mickoski: Ndoshta i kemi mbi 80 deputetë
Madje kryeministri Hristijan Mickoski pohon se mazhoranca parlamentare ndoshta ka të siguruar 80 deputetë, mos edhe më shumë. Mickoski, i cili nuk zbulon nëse shumicës do t’i bashkëngjiten deputetët Menduh Thaçi dhe Monika Zajkova apo ndoshta edhe të tjerë, thotë se kjo do të vihet re kur të jepet nevoja.
“Ndoshta edhe i kemi, vetëm kur do të ketë nevojë për 80 deputetë në Parlament, atëherë ndoshta edhe i kemi 80 ose më shumë se 80 deputetë. Deklaratën e bazoj në informacionet me të cilat disponoj. Mjafton për momentin që të lemë atëherë kur të ketë nevojë prej 80 votave në Kuvend, të mund që kjo të dëshmohet në praktikë.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
BDI: “Fronti Evropian” është kompakt
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim sigurojnë se janë kompakt.
““Fronti Evropian” për i unifikuar dhe nuk ka ndonjë lëvizje të deputetëve të “Frontit Evropian” në anën tjetër.”, - theksoi Ardita Dani nga BDI.
Riker për eurointegrimin: E pakëndshme të vendosen kushte të reja
Ish-ambasadori amerikan në vend, Filip Riker, në një intervistë për TVM është shprehur se procesi i anëtarësimit nuk duhet të ngarkohet nga kushte të reja.
“Sipas meje është e pakëndshme që të vendosen çështje të tjera. Mendoj se është me rëndësi për gjithkënd që të ndalet dhe të vendosë se çka është me rëndësi për atë, se cilat vlera fitohen me integrimin. ShBA-ja nuk është anëtare e BE-së, andaj ne nuk mundemi të vendosim në vend të BE-së ose të ofrojmë garanci, mendoj se edhe për BE-në është e vështirë që të ofrojë garanci, pasi që është e përbërë nga 27 anëtarë dhe do të duhet të dakordohen për punët. Me të vërtetë shpresoj se do të gjeni mënyrë që të vazhdoni më tej. Bisedova me kryeministrin Mickoski dhe e di që ai dëshiron që Maqedonia e Veriut të përparojë dhe e mbështesë në këto përpjekje.”, - u shpreh ish-ambasadori i ShBA-së, Filip Riker.
Nga ekzekutivi ftojnë subjektet politike për unifikim sa i takon çështjeve kombëtare, sikurse bënë me mbështetjen e Radmilla Shekerinskës për zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s. Kryeministri Mickoski thotë se emërimi i saj paraqet nder për shtetin. Mickoski ka kontaktuar Shekerinskën për bashkëpunim të ndërsjellë në të mirën e vendit.
MERAL ISMAILI
