Maqedoni

Gjuha angleze për taksistët, sot afati I fundit e paraqitjes

30.04.2015 13:10

Sot është dita e fundit e paraqitjes për dhënie të provimit për gjuhën angleze për të gjithë shoferët e taksive...

Paraqitja e kandidatëve do të bëhet në postën elektronike [email protected] njoftojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve .
 
Krahas fletëparaqitjes e cila mund të merret në ueb faqen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve www.mtc.gov.mk, kandidatët duhet t’ia bashkëngjisin edhe formularin M1/M2 jo më të vjetër se 60 ditë, si dhe kopje nga letërnjoftimi 
 
Nga Ministria apelojnë se të gjithë shoferët e taksive që nuk kanë paraqitur fletëparaqitje ta bëjnë këtë gjatë ditës së sotme dhe me qëllim që të respektohet afati kohor. 
 
Në pajtueshmëri me Ligjin për komunikacion rrugor, certifikata do të jetë e obligueshme nga 1 janari i vitit 2017.
 
"Të gjithë shoferët e auto taksive duhet të kenë certifikatë për njohje të nivelit themelor të gjuhës angleze. Certifikata është njëherit njëri nga kushtet për marrje të licencës për kryerje të transportit auto taksi", përkujton Ministria.
 
Në konkursin për dhënie të provimit të gjuhës angleze mund të paraqiten vetëm shoferëve e taksive të punësuar në kompanitë e licencuara auto taksi.
Koha dhe vendi i dhënies së provimit në mënyrë plotësuese do të publikohet në ueb faqen e Ministrisë.