Liga e kombeve, Dimitrievski gardiani numër 1
20.11.2024 15:51
Portieri i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll Stole Dimitrevski...

Portieri i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll Stole Dimitrevski, është gardiani më i sukseshëm i këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Ai në fazën e garave në grupe, ka pranuar vetëm 1 gol dhe është i vetmi që në pesë ndeshje nuk ka nxjerë topin nga rrjeta e tij.
Në kohë të njëjtë Dimitrievski është edhe portiere i vetëm që në këto gara të Ligës së Kombeve ka shënuar një asistim. Rrjeta e Maqedonisë dhe me atë edhe e Dimitriveski, në edicion e tretë të këtyre garave evropiane u tund vetëm 1 herë edhe atë nga pika e bardhë në përballjen me Ishujt Faroe.
Gyokeres golashënuesi më i mirë
Sipas statistikave të UEFA-së, sulmuesi suedez Viktor Gyokeres që shënoi katër gola të martën ka mbetur golashënuesi më i mirë në Ligën e Kombeve. Ai në ndeshjen e fundit hyri me pesë gola nga pesë ndeshje, por në përballjen me Azerbajxhanin ishte tejet efikas dhe atë e përfundoi me 4 gola të shënuar. Pas kësaj ndeshje ai në total shënoi 9 gola dhe kështu shtypi në pozitën e dytë norvegjezin Haaland.
Ky ishte golashënuesi më i mirë përpara mbrëmjes së fundit të ndeshjeve pasi kishte shënuar shtatë gola për Norvegjinë. Dy sulmuesit me të mirë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve Gyokeres dhe Haaland, në paraqitjet e fundit të këtij viti me përfaqësueset shënuan het-trik. Suedezi me Azerbajxhanin, ndërsa norvegjezi me Kazakistanin. (Gazetar: Safet Ademi)
