Liga e kombeve, Shqipëria bie në ligën C
20.11.2024 15:52
Me zhvillimin e ndeshjeve të mbrëmshme ka përfunduar edicioni i tretë i Ligës së Kombeve....

Me zhvillimin e ndeshjeve të mbrëmshme ka përfunduar edicioni i tretë i Ligës së Kombeve. Xhiroja e fundit na ka ofruar një përfundim të paparamenduara në divizionin B. Kombëtarja shqiptare para ndeshjes së fundit me Ukrainën, luante për kualifikim në Ligën A, por ndodhi e kundërta. Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 1-2 në Tiranë nga Ukraina dhe në sezonin e ri të Ligës së Kombeve do luajë në Ligën C, duke e mbyllur Grupin B1 me shtatë pikë në vendin e fundit.
Ndërsa Çekia në kohë të njëjtë me 2:1 e mundi Gjeorgjinë. Me këto rezultate të këtilla në ndeshjet e fundit Çekia me 11 pikë merr kreun dhe ngjitet në Ligën A, gjë që do e tentojë në play-off edhe Ukraina si e dyta e grupit me tetë pike, ndërsa gjeorgjianët do të luajnë në play-off për mbetje në Ligën B.
Skenarë të njëjtë kishte edhe në Grupin B4. Mali i Zi befasoi Turqinë duke e shënuar fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe kështu Uellsit I mundësoi të del fitues i këtij grupi. Mali i Zi, iu gëzua fitores me 3:1, ashtu që në kohë të njëjtë Uellsi me 4:1 e mundi Islandën dhe me 12 pikë kualifikohet në Liga A, për sezonin e ardhshëm. Ndryshe Turqia si e dyta e grupit do të luajë play-off, për kualifikim në Liga A, ndërsa Islanda do luajë balotazh për mbetje, e Mali i Zi, bie në Ligën B. (Gazetar: Safet Ademi)
