NBA, Cleveland humb ndeshjen e parë sezonale
20.11.2024 15:56
Boston Celtics ka shënuar fitore ndaj Cleveland Cavaliers duke i dhënë fund startit perfekt të këtyre të fundit prej 15 ndeshjesh e 15 fitoresh....

Boston Celtics ka shënuar fitore ndaj Cleveland Cavaliers duke i dhënë fund startit perfekt të këtyre të fundit prej 15 ndeshjesh e 15 fitoresh. Kampionët në ndeshjen e 16-të, i fituan me vetëm tri pikë epërsi, 120:117, ndonëse udhëhoqën bindshëm deri në çerekun e tretë. Bostoni në çerekun e tretë kishte avantazhin prej plus 21 pikë ((71:50), ndërsa me pas Cavaliers me një seri të shkëlqyeshme erdhën në minus 2 pikë (84:86). Bostonin deri tek kjo fitore në parket i drejtoi Jayson Tatum (33 pikë, 12 kërcime, 7 asistime). Tek Cleveland, më i spikatur ishte Donovan Mitchell (35 pikë, 8 kërcime). Pesëmbëdhjetë fitore në fillim të një sezoni është arritja më e mirë e Cleveland, ndërsa kësisoj arritje kishin edhe tri skuadra tjera në NBA.
Golden State Warriorsi (2016.), Houston Rockets (1994.) e Washington Capitolsi (1949.), me atë që Golden State kishte serinë 24:0. Të gjitha skuadrat kanë luajtur në finale, por vetëm Houston pas dominimit në fillim të sezonit ka dalë kampion.
Në pesë ndeshjet e tjera - Fiton edhe ekipi i Lakers, që mundi 124-118 Utah Jazz, duke ngjitur shkallët në Perëndim. San Antonio fitoi 110-104 ndaj Oklahomës. Nuk zhgënjen as Denveri, që mundi 122-110 Memphis. (Gazetar: Safet Ademi)
NBA – Rezultatet:
- Boston – Cleveland, 120-117
- Brooklyn – Charlotte, 116-115
- Memphis – Denver, 110-122
- Dallas – New Orleans, 132-91
- San Antonio – Oklahoma, 110-104
- Lakers – Utah Jazz, 124-118
